“Për fat të keq duhet të falënderoj një demokrat”, batuta e Ramës për rektorin e Bujqësorit: As ai as unë s’kemi më flokë në kokë, kemi vetëm…
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”.
Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel