Qindra policë e personel ushtarak u dislokuan sot El Estor, qyteza e popullsive indigjene në verilindje të Guatemalas ku qeveria shpalli shtetrrethimin prej protestave të dhunshme.
Banorët protestojnë kundër një kompanie zvicerjane të minierave që vijon punën pa kryer “konsultimin me komuntetetet e zonës” siç është urdhëruar nga gjykata.
Katër policë ishin plagosur sot gjatë hapjes së rrugës së bllokuar nga banorët indigjenë që janë vendosur aty prej 4 tetorit “në rezistencë” ndaj kompanisë Solway Investment.
Grupet vendase kundërshtojnë aktivitetin e minierave prej dëmit mjedisor dhe atë në shëndetin e banorëve vendas, duke protestuar prej disa javësh.
Katër policët e plagosur ishin qëlluar në këmbë, njoftuan autoritetet, ndërsa protestuesit thanë se trazirat janë shkaktuar nga të infiltruarit në protestë.
“Ky rrethim kërkon të sigurojë vazhdimin e punës së industrisë së minierave,” tha Abelino Chub, një nga liderët indigjenë që kundërshton operacionet minerare në El Estor.
Ai shtoi për rrjetin AFP se kufizimi i të drejtave të qytetarëve ka si qëllim të trembë popullatën dhe liderët e komunitetit që kundërshton operacionet e kompanisë së minierave.
Top Channel