Rezidentët e qytezave malore në Rumani kanë thënë se arinjtë e zbritur në qendrat e banuara po ua bëjnë jetën të mjeruar.
Predatorët madhorë janë lëshuar në qytezat rreth maleve Karpate duke tmerruar fashtarët.
Shifrat tregojnë se sulmet e arinjve jaën trefishuar mes viteve 2017 e 2019 me më shumë se 100 nejrëz të plagosur.
Një nga arsyet për rritjen e prezencës së tyre është masa e ndalimit të gjuetisë e vendosur në 2016 e cila sipas banorëve bëri arinjtë “të humbasin frikën e tyre nga njerëzit”.
Kafshët duket se e kanë mësuar tashmë se qytezat janë një burim i sigurt ushqimi, dhe shpesh shihen duke gërrmuar në koshat e mbeturinave.
Një nënë e tre fëmijëve në Transilvani tregon se ariu erdhi për të kërkuar ushqim në kopshtin e saj dhe përmbysi tavolinën ku po luanin me letra ajo me bashkëshortin.
49 vjeçarja Monica tha për rrjetin the Times: “Çdo ditë është e njëjta histori e mallkuar. Arinjtë janë kudo. Nganjëherë duhet të thërresim policinë që të vijë t’i largojë në mëngjes kur duhet të dalim nga shtëpia dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë”.
Vali Cristea është oficer i forcave speciale të policisë në qytezën rumune të Brașov ku ai shpesh del në patrulla për të larguar arinjtë nga qendrat e banuara.
Ai tregon: Kur unë nisa punë 20 vjet më parë, shumë rrallë shije një ari. Ndërsa tani i shikon tre-katër herë në një turn 10 ose 12-orësh”.
Tashmë nejrëzit thonë se kanë frikë të dalin natën dhe se lëvizin vetëm distanca të shkurtra me makinë.
Njerëzit mund të marrin leje për të vrarë arinjtë ‘problematikë’, por procesi thuhet se është shumë burokratik pasi aplikimet duhet të merren në konsideratë nga gjashtë institucione të ndryshme.
Rumania është kryeqyteti i arinjve i Evropës teksa në numërimin e vitit 2016 kishte të paktën 6,000 arinj të murrmë rreth maleve Karpate, të cilat mbulojnë shumicën e territorit.
Por numri i tyre i vërtetë mund të jetë tre herë kaq.
Top Channel