Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar në Itali me 8 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se shqiptari banues në Shijak është arrestuar me qëllim ekstradimin në shtetin fqinj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:
Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura””, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.
Top Channel