Ahman dhe Shirihnë vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.
Çifti i turistëve kanë ardhur nga Egjipti me kuriozitetin për të zbuluar vendin tonë dhe na japin përshtypjet e tyre të para.
“Shqipëria është një vend i këndshëm dhe shumë i dashur. Por nuk është dhe aq i lirë se sa kam dëgjuar, megjithatë as shumë i shtrenjtë, çmimet janë si në Egjipt”.
Turistët nga Lindja e Mesme janë shtuar përgjatë këtij viti, por shpenzimet e tyre nuk kanë qenë të bollshme për shkak se vijnë edhe nga vende me të ardhura të ulëta.
“Vij për herë të parë në Shqipëri, besoj do të qëndroj një javë. Se do të shkoj dhe në Kosovë. Bukur”
Panairi i zhvilluar në sheshin “Skënderbej” tërheq vëmendjen e të huajve, por disa prej tyre tregohen dorështrënguar. Tregtarët tregojnë se pandemia ka ndikuar globalisht që konsumatorët të blejnë më pak. Edhe vetë shqiptarët po kursejnë më shumë para.
Top Channel