Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka realizuar një intervistë me biznesmenin Nazim Çangu, pas grabitjes së banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.
10 grabitës të armatosur kanë arritur të marrin bizhuteri dhe para kesh me vlerë mbi 100 mijë euro, ndërsa i kanë prerë gishtin me gërshërë biznesmenit dhe kanë tmerruar familjen e tij.
Intervista e plotë:
Biznesmeni: Ishim për darkë në Fushë-Krujë kishim një sebep familjar se goca mbaroi shkollën. Gjithsekush shkoi nëpër dhoma të veta dhe kemi rënë në gjumë nëpër vendet, se di sa ka qenë ora 1-1:30.
Gazetarja: Ishit në gjumë kur ndodhi?
Biznesmeni: Po dhe më ranë, ndal Policia e Shtetit thanë. Mirë thash unë po çohem. Këtu kishin shënu ‘Policia’ me xhupa të zi. As rreth asgjë s’kishin, vetëm shkrunte policia. Jeni Policia e Shtetit thanë mos lëviz. Kur në 2-3 min, se unë kam punu vetë në polici dhe i di mirë pislliqet e të mirat. Njëri më ra në faqe e thashë policia e shtetit jo s’ka munci. Bona sikur po lëviz, mos lëviz tha dhe i vunë thikën në fyt atij, aty jemi bërë përlyer në gjak vendi.
Gazetarja: Sa vetë ishin në dhomën tënde ?
Biznesmeni: Tre tek unë me kallashnikov dhe një me scorpions me silenciator. Kërkonin vetëm çelësin e kasafortës, se unë nuk kam bankë shteti këtu.
Gazetarja: Ju dukën zëra të njohur?
Biznesmeni: Unë mund të fol edhe dibranshe, labshe, edhe korçarshe po të jem mirë. Nga zëri si nga veriu dukeshin, Laçi, Miloti, nga Malësia e Krujës. Tre ishin tek unë edhe tek gruaja.
Gazetarja: Dyshon tek ndonjëri?
Biznesmeni: Nuk dyshoj, dyshoj që nuk ka për t’u bërë asgjë. Mirë kjo që ndodhi, e mirë ajo që do të ndodhi.
Gazetarja: Ka lënë gjurmë?
Biznesmeni: Kanë marrë armë se kam pas me leje dy çifte, kanë marrë telefonat. Janë hap dyert gjonat, kanë marrë armët i kam pas me leje, kanë ngel gjurmët.
Gazetarja: Po kasafortën si e kanë hapur me forcë?
Biznesmeni: Kam pas një gocë nga Elbasani si mikeshë. Këtu ishte telefoni im, vetëm kur pa qeset, s’qesh duke tregu çelësin se e dija që kisha në kasafortë diçka.
Gazetarja: Pse ka më vlerë pasuria se sa jeta jote?
Biznesmeni: Në jetën time ka vlerë gjithçka se e kam bërë me djersë, se me qenë s’jam, këtu s’jam atje. Vetëm kur mora qesen lëvizën çelësat dhe ai i kapi tha i gjeta çelësat dhe u turrën të gjithë tek dhoma. Gruaja bërtiste ‘mos e vrisni’. Tjerët ishin tek kalamajt me automatikë. Unë kam 3 goca një çun e s’kanë lënë gjë pa marrë, çfarë kanë dashur, kanë bërë kërdinë, 2 orë luftë në shpi.
Gazetarja: Nuk keni asnjë dyshim?
Biznesmeni: S’kam se nuk kam pas, skam pas asnjë sherr me njeri në këtë dynjo. Kam punu në shtet ‘93-2007 polic krimesh, vijova në Durrës tek Inspektorati i Mjedisit, kur erdhën këta në pushtet më hoqën. Unë e kisha bërë tek Kristali edhe donin me gjet sebep se jam me LSI. Kam lokalin në Fushë Krujë, kam mbi 5 6 hektarë ullinj, punoj vetë si qen me gjithë kalamajt, njëri puno në bankë, tjetrën e kam doktoreshë, tjetrën në farmaci, luftë me jetën në 30 vjet.
Gazetarja: Si e gjykon gjithë këtë ngjarje nga përvoja që ke pasur?
Biznesmeni: Shteti njëherë neve na quan demokrat se unë polic kam qenë, ça demokrati jam unë, një copë polici.
Gazetarja: Mund të ndikojë politika me zbardhjen?
Biznesmeni: Nuk bëhet fjalë ajo punë. Mos e dëgjoftë veshi e pa syri se kush. Struktura shtetërore fare, bëj thirrje. Iku Veliu, erdhi ariu nesër vjen Saliu.
Biznesmeni: Kam punu vetë 24 orë do e kisha zbardh, se kam punu me shpirt, jooo, prit sa të duash 6 muaj, një vit.
Gazetarja: Do tentoni ta zbardhni vetë këtë ngjarje?
Biznesmeni: Ose me zbardh e me fundos atë që ma ka bo ose ta bëjë shteti, unë jam në punën time në hesap tim, asnjë borxh në këtë dynjo. S’kemi qenë as në burg as kurrkund 8 vëllezër.
Top Channel