Një 33-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Peugeot, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit R. K. dhe pasagjeri, shtetasi S. C., 44 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel