Kosovë/ 13 raste të reja me COVID, asnjë vdekje
24/10/2021 15:37
13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 2.283 testimeve.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekje.
“Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456”, thuhet në njoftimuin e ministrisë.
Top Channel