Kalim i paligjshëm drejt Italisë/ Arrestohen në Vlorë 3 shtetas egjiptianë

24/10/2021 15:12

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për falsifikim dokumentesh dhe  kalim i paligjshëm të kufirit.

Shtetasit egjiptian A. G, E. H, dhe M. E, që poudhëtonin së bashku me një automjet tip “Opel”me drejtues shtetasin 23-vjeçarin A. G, në drejtim të tragetit të linjës Vlorë–Brindisi, nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin e vijës së dytë.

Policia gjeti dhe sekuestroi 2 leje qëndrimi dhe 2 karta identiteti të falsifikuara, të cilat iu përkisnin shtetasve E. H. dhe M. E.

Ndërsa A. G, ka ndihmuar dy shtetasit e tjerë duke i transportuar si pasagjer në automjetin e tij, me qëllim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian.

Vlorë

Policia Kufitare në Portin Vlorë në bashkëpunim me  Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, parandalojnë dhe godasin një rast të falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen leje qëndrimi dhe karta identiteti të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, sherbimet e Policisë Kufitare në Portin Vlorë, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit e huaj Egjiptian A. G, E. H, dhe M. E, të cilët udhëtonin sëbashku me nje automjet tip “Opel”me drejtues shtetasin A. G, në drejtim të tragetit të linjës Vlorë–Brindisi. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre 3 shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 leje qëndrimi dhe 2 karta identiteti të cilat iu përkisnin shtetasve E. H. dhe M. E, të dyshuara të falsifikuara. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. G, ka ndihmuar dy shtetasit e tjerë të shtetësisë Egjiptiane duke i transportuar si pasagjer në automjetin e tij, me qellim për të kaluar kufirin për në shtetin Italian.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G, 23 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe E. H., 30 vjeç dhe M. E., 33 vjeç, të dy banues në Egjipt, për veprat penale  “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA