Interes për arsimin profesional/ Bizneset kërkojnë punëtorë që në bankat e shkollës

24/10/2021 20:27

Gjithnjë e më shumë tregu po varfërohet nga specialistët, por gjithnjë e më shumë po rritet interesi i të rinjve drejt arsimit profesional.

Fatjon Raxha ka dy vite i punësuar si elektronaut ndërsa është ende në vitin e tretë të shkollës profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan. Sipas tij, arsimi profesional është një rrugë e sigurt drejt punësimit.

Vit pas viti, regjistrimet në shkollat profesionale kanë ardhur në rritje madje tashmë nuk janë shkollat që lobojnë tek bizneset, por këta të fundit që kërkojnë profesionistë dhe gjithnjë e më tepër ofrojnë bashkëpunim.

70% e programit të përgjithshëm të arsimit të mesëm zhvillohet edhe në shkollat profesionale, por përtej kësaj zotërohet edhe një profesion i cili të shoqëron gjithë jetën. Për të nxitur arsimin profesional janë ofruar shumë lehtësira, ndër të tjera dhe bursa të plota për vajzat që ndjekin drejtim të tilla si elektronaout, teknikë ndërtimi, elektrikë etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA