Fieri u trondit në orët e mbrëmjes nga një atentat me kallashnikov. Viktima është një 57 vjeçar që udhëtonte me makinë. Policia ka gjetur një automjet të djegur, që dyshohet se është e atentatorit.
57-vjeçari Dem Backa u vra në një atentat me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e se shtunës në qytetin e Fierit. Viktima ndodhej brenda automjetit “Audi”, i cili ndodhej i parkuar pranë rrethrrotullimit të QTU-së se këtij qytetit.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Fierit, ku ka ndërruar jetë. Pak minuta pas të shtënave, një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Daullas, pranë spitalit Memorial të Fierit. Mjeti tip “Mercedes Benz” dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë se Fierit, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH shkuan në vendngjarje, ndërkohë që prokuroria nisi hetimet.
Top Channel