25 vjet pa ujë në çezma/ Në Lezhë 4 tenderë për ujësjellësin e fshatit Tresh, por ujë ka vetëm 1 orë në ditë
24/10/2021 12:09
Prej me shume se 25 vitesh ne çezmat e shtëpive të fshatit Tresh në Lezhë nuk kanë ujë të pijshëm. Banorët shprehen se uji vjen vetëm 1 orë në ditë, dhe ai pak ujë që vjen nuk mjafton as për të mbushur cisternat.
Ata thonë se deri më tani u janë propozuar 4 tendera për ndërtimin e ujësjellësit të ri, por vazhdojnë të enden burimeve të ndryshme për të mbushur uji.
Edhe pse disa prej banorëve kanë vendosur sahat uji në çezmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë uji, i vetmi shpëtim për këta banorë vijon të mbeten puset në oborrin e shtëpisë apo burimet në fshatra të ndryshëm.
Top Channel