Vaji i ullirit do të shtrenjtohet/ Fermerët: 2021 nuk është një vit i mirë. Presim gjysmën e prodhimit

23/10/2021 19:41

Këtë vit vaji i ullirit do të kushtojë 100 Lekë më shumë. Fermeri nga fshati Mollas i Elbasanit, Qamil Cerriku thotë se 300 rrënjët e tij të ullirit në këtë sezon do të prodhojnë vaj  sa gjysma e vitit të shkuar. 2020 ishte sezoni i artë për fermerët që kultivojnë ulli, Qamili thotë se në pemë më shumë kishte kokrra ulliri se sa gjethe, ndërsa 2021 është krejtësisht i kundërt.

Qamil Cerriku: Tek ky bllok këtu kam 300 rrënjë, kam mbjellë një varieteti ulliri shumë të veçantë, e kam sjellë nga Kreta, Koronei e kam emrin. Ku ulli bën vaj shumë të mirë, i cili ka shije të jashtëzakonshme Vjet ka qenë prodhim shumë i mirë, vetëm nga kjo parcelë kam marrë 15 kuintal vaj, ndërsa këtë vit ka më pak ulli sepse kështu është pema e ullirit një vit bën shumë dhe një vit pak.  Nga këtu pretendoj të marr 8 kuintal vaj.  Vjet ullirin e shita me 5 mijë Lekë të vjetra litrin ndërsa këtë vit mendoj 6 mijë Lekë litri.

Pas prodhimit të pakët në ullishte, Qamiln e prejt një tjetër sfidë, në fshat nuk ka punëtor bujqësie. Të gjithë të rinjtë e zonës shkojnë të mbledhin ullinj të Greqi, të vetmit që mbesin janë të moshuarit.

Qamil Cerriku: Këtu vuajmë për fuqi punëtore, është shumë problem pasi të rinjtë shkojnë punojnë në Kallamtë të Greqisë. Atje paguhen shumë mirë marrin 40 euro për ditën e punës , kurse këtu 15 mijë Lekë. Ne e kemi zgjidh punën me njëri tjetrin, krushku nuk vjen më vetëm si mik, më ndihmon të mbledh ullirin. Më pas shkoj unë tek ai, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA