Si çdo vit në fshatin Dvoran është organizuar festa e Mollës me qëllim promovimin e këtij prodhimi të njohur të fermerëve të Korçës. Por duket se pavarësisht përpjekjeve këta të fundit ende përballen me problematika.

Çmimi i shitjes është i ulët e po ashtu tregu i paket ndërsa shumë prej tyre ngrenë shqetësim edhe mungesën e kapaciteteve të ruajtjes. Shqetësim këto që fermerët i ngrenë vit pas viti por që nuk e kanë ende një zgjidhje.

Ky është edicioni i 6 i festës së mollës  që është organizuar nga Bashkia Korçë ndërsa mbetet ende një sfidë zgjidhja e problemeve të fermerëve një pjese e të cilëve vitet e kaluara i kane hedhur prodhimet në lume e të tjerë i kane prere pemëtoret e tyre pasi mundi u shkonte kot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA