Rezorti rural famëkeq i Jeffrey Epstein, “Zorro Ranch” kishte dhoma kompjuterash të mëdha sa një shtëpi për të spiunuar e më pas shantazhuar të ftuarit e famshëm, që zbaviteshin e femrat e tij shpeshherë minorene.
Mes tyre princi britanik i kurorës Andrew, është një nga pak emra të publikuar që priteshin në fermë e New Mexico nga financieri amerikano-hebre, që tashmë vdiq pas burgosjes me akuza trafkimi të qenieve nejrëzore dhe shfrytëzimit seksual të minoreneve.
Ish punonjësja Maria Farmer pretendon se pamjet e regjistruara përfshijnë dhe ato të qëndrimit shtatë-ditor të princit britanik në impjant në vitin 2000.
Epstein raportohet gjithashtu se po përdorte fermën për të lënë shtatzënë femrat me spermën e tij për të krijuar një “racë superiore”.
Një prezantues vendas në radio ka publikuar planin e fermës që daton prej vitit 1998, pesë vjet para se të blihej nga Epstein.
Planet tregojnë dhoma të nënsheshme rreth 2000 metra katrorë, me pishina e palestra, ndërsa të tjerat ishin “dhomat mekanike” të mbushura me pajisje kompjuterike vëzhgimi, ku Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij tashmë në burg, Ghislaine Maxwell, menaxhonin rrjetin e spiunazhit.
Farmer tha për britaniken ‘The Sun’: “Ne të gjitha rezidencat e Epstein kishte të tilla dhoma mekanike dhe sisteme tunelesh. Unë e di këtë sepse ma ka thënë vetë Epstein.”
“Dhomat ishin shumë të mëdha, sa një shtëpi. Nuk e kma idenë se përse dikush ka nevojë për këto kompjutera”.
“Kishte kamera të padushme për të regjistruar gjithcka e kudo. Ato nuk dalloheshin nëse dikush nuk t’i tregon”.
Punonjësja shtëpiake Deidre Stratton ka thënë se është kujdesur për princin britanik gjatë qëndrimit të tij aty, dhe thotë se ai i kishte kërkuar çaj për “t’i shtuar epshin”.
Në dokumentet e gjyqit të viktimës së pedofilit Virginia Roberts, thuhet se princi ka kaluar dy ditë me skllaven e seksit, në fermën Zorr në vitin 2001.
Në dëshminë e Roberts – e cila asokohe ishte 17 ose 18 vjeç – thotë se ai “ia kaloi shumë mirë” dhe se i kishte bërë “masazhe erotike,” pasi ishte paguar rreth “njëmijë dollarë” nga Epstein.
Ndërsa Aragon, i cili menaxhon stacionin radio ‘Rock of Talk’ në lokalitet, ka folur me ish-arkitektin e Epstein që ka kryer lidhjet e internetit aty në vitet 1999 deri në 2007 i cili i ka dhënë foto të brendshme të impjantit.
Ai thotë se vila kishte një portret 2 metra të gjatë të Ghislaine Maxwell nudo me një shpatë të florinjtë në dorën e djathte, që ishte gjëja e parë që të ftuarit përfshi dhe viktimat, shikonin sapo hynin brenda.
Aragon thotë: “Arkitekti telefonoi në radio dhe më tregoi për planet. Ato të jepnin një ide të saktë për atë që ndodhte aty”.
“Përveç ambjenteve të sipërme dedikuar zbavitjes, dhomat e nëndhshme ishin si një labirinth me dhoma mekanike.
“Portreti i zmadhuar nudo i Ghislaine Maxwell me këmbët të hapura krejtësisht ishte në qendër të sallës. Kjo përdorej për të intimiduar vajzat e reja, që të ndjeheshin të vetmuara dhe të izoluara”.
“Kontraktori që më dha fotot thotë se nuk e largon dot imazhin imponues nga mendja e tij, një nga gjërat më të frikshme e të çuditshem që ka parë”.
Tashmë dhe aristokratja britaniko-hebreje 59-vjeçare është në burg me akuza trafikimi dhe nxitje prostitucioni të vajazve të reja dhe minorene.
Ajo është arrestuar në korrik 2020 në New York.
Ferma “Zorro Ranch”, ka qëndruar e zbrazur prej vdekjes së Epstein, dhe tashmë ka dalë në treg për $27.5milionë me ankandet Sotherby’s./TheSun/
Top Channel