Dhëmbët e mëdhenj të fildishit i japin elefantëve avantazh në të gërmuarit për ujë, në zhveshjen e lëkurave të pemëve apo dhe në ndeshjet me rivalët e tufës.
Por me episodet e shumta të gjuetisë ilegale të fildishit, këto mjete natyrale ishin kthyer gjithahtu në një rrezik për ta.
Shkencëtarët thonë se fundmi se në Mozambik, pas luftës civile të viteve 1977-1992 është shfaqur një gjeneratë e re elefantësh pa këto dhëmbë të medha.
Pasi popullsia e gjitarëve gjigantë u shfaros deri në 90 përqind në parkun kombëtar të Gorongosa, duket se evoluimi i tyre ka reaguar duke i rilindur kafshët pa objektet e çmuara.
Studiuesit thonë se variacionet gjenetike të kromozomit X mund të kenë shkaktuar shtimin e elefantëve femra pa dhëmbë fildishi, nga një e pesta deri në gjysmën e tyre.
Ata raportojnë se kjo tendencë ka vijuar dhe pas mbarimit të luftës, duke bërë të dyshohet një trashëgim i cilësisë.
Në studimin e publikuar në revistën Science ata zbuluan se një numër në rritje elefantësh meshkuj që kishin kromozomim e species pa dhëmbë, po vdisnin në mitrën e nënës.
“Nënat e kalojnë variantin te bijtë e tyre, dhe ne besojmë se disa fetuse kanë vdekur herët në një dështim shtatëzanie”, tha Brian Arnold, bashkëautor, biolog në universitetin Princeton në SHBA.
Ndërsa biologu tjetër Samuel Wasser, i ‘University of Washington’ duke komentuar mbi studimin, tha: “Kur mendojmë për selekrimin natyror, zakonisht e marrin në konsideratë të zhvilluar në disa qindra apo mijëra vjet”.
“Por ky selektim dramatik i elefantëve pa dhëmbë ka ndodhur për thuajse 15 vjet, është nëse është i vërtetë është mahnitës”.
Tashmë studiuesit po fokusohen në atë që mungesa e dhëmbëve do të thotë më tej për specien dhe bashkëjëtuesit e tyre të savanave.
Top Channel