Ain Dubai, rrota më madhe e më e lartë në botë e observimit, është hapur sot në Dubai.
Rrethi gjigant nisi rrotulimin e parë në 14.00 të pasdites teksa pasagjerët hipën në kabinat me ajër të kondicionuar, sedilje të gjelbra dhe tavolina pijesh freskuese.
Mes pasagjerëve të parë ishin gjashtë fitues të një konkusi në rrjetet sociale.
Një prej tyre, italiani Matteo Cesari, tha se rrota e Dubait ishte shumë më e madhe dhe e rehatshme se ajo e Londrës.
The official opening celebration of @AinDXBOfficial kicks with a stunning light and drone show and fireworks. #Dubai pic.twitter.com/OCA6RwZqE5
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) October 21, 2021
“Kabinat në Ain Dubai dhe arredimi i tyre janë shumë më të mira. Ky është vendi i përkryer për celebrimet në lartësi dhe shijimin e pamjeve të qytetit te famshem.”
Ain Dubai arrin në 250-metra lartësi, thuajse dy herë më shumë se rrota e Londrës. Vizitorët e saj shijojnë linjën e famshme ajrore të qytetit me disa nga qiellgërvishtësat më të mëdhenj në botë.
Çdo rrotullim i saj zgjat 38 minuta.
Pranë Ain Dubai gjendet sheshi Ain Dubai Plaza ku u kryen celebrimet e sot me ushqim e pije falas deri në 7 të mbrëmjes.
Top Channel