Forcat Egjiptiane të Sigurisë kanë ndaluar paraqitjen e artistit të parë robot në botë, ultra-realist, ku dhe do të mbante një ekspozitë arti te piramidat e Gizës.

Roboti i quajtur Ai-Da, është ndërtuar nga artisti britanik Aidan Meller, dhe do të prezantonte punën e saj këtë të enjte, duke shënuar të parin rast që arti bashkëkohor shfaqej pranë piramidave mijëra vjeçare.

Për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare, Ai-Da dhe skulptura e saj u mbajtën për 10 ditë të bllokuar në doganën egjiptiane, deri sa dolën të mërkurën.

Nga ana tjetër, Meller tha se krijimi i tij robotik është vetëm një projekt artistik që zbulon aftësitë e teknologjisë AI.

Ambasada Britanike u përfshi në zgjidhjen e çështjes, pas kontaktimit nga Meller.

Ky i fundit tha për mediat se rojet kufitare e kishin ndaluar robotin me arsyen se kishte të instaluar një modem dhe tek sytë i ishin vendosur kamera, të cilat shërbejnë për të vizatuar dhe pikturuar, por jo për të spinuar, siç dhe hamendësuan fillimisht autoritetet e sigurisë egjiptiane.

Unë mund t’ia heq modemin, por s’mund t’i heq sytë”, tha Meller.

Pavarësisht peripecive, Ai-Da arriti të zhdoganohej të mërkurën në darkë, vetëm pak orë para fillimit të ekspozitës.

Ekspozita do të shfaqë vepra të artistëve më të njohur egjiptianë dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë Stephen Cox, Lorenzo Quinn, Moataz Nasr dhe Alexander Ponomarev.

Ai-Da u krijua nga një ekip programuesish, ekspertë arti dhe psikologë. Projekti për ndërtimin e saj kapi vlerën e miliona paundëve dhe u përfundua në vitin 2019.

Ai-Da është një robot artist, të jemi të qartë për këtë, nuk është një spiune”, tha Meller.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA