Profesor Jeffrey Sachs, personalitet i shquar ekonomisë, një nga emrat më të njohur të universitetit të Harvardit, i ka dhënë një leksion pedagogëve dhe studentëve të ekonomisë në Shqipëri.
Këshillat e tij ishin për mënyrën se si ekonomi të vogla si ajo shqiptare mund të rriten më shpejt. Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet te inovacioni si dhe të investojë më shumë në fushën e kërkimit jo vetëm për rritjen e ekonomisë për edhe për të adresuar probleme të tilla si ngrohja globale e impakti i saj.
“Shqipëria duhet të bëhet pjesë e marrëveshjes së gjelbër, për nxitjen e ekonomisë qarkulluese dhe shfrytëzimin e burimeve që nuk ndotin ambientin. Nga ana tjetër, gjithçka do varet nga aksesi dixhital, shërbimet e pagesave, edukimi, kujdesi shëndetësor, turizmi. Është nevojë e transformimit duke marrë parasysh një popullsi të Shqipërisë në plakje. Një tjetër pikë e rëndësishëm është vëmendja e shtuar ndaj kërkimit dhe zhvillimit që në Shqipëri zë thuajse 0% të GDP-së. Ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria duhet të investojë në këtë drejtim”- tha Sachs.
Sipas profesorit Sachs, BE duhet t’i japë Shqipërisë OK për t’u bërë pjesë e saj ndërsa shtoi se vendi duhet bashkëpunojë ngushtësisht me shtetet fqinje e jo vetëm, për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik në fusha të ndryshme. “Shqipëria duhet të bashkëpunojë me Greqinë, Italinë e vende të tjera për një anëtarësim të shpejtë ne BE dhe shpresoj se në vitet e ardhshme këto hapa të mund të bëjë një ndryshim të madh në përmirësimin e jetës së njerëzve”- vijoi Jeffery Sachs.
Profesor Jeffery Sachs ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku është mirëpritur nga zëvendëskryeminisrtri Arben Ahmetaj, i cili e ka shoqëruar edhe sot në leksionin e hapur së bashku me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.
Top Channel