“Beccheti ka fituar edhe përballjen me anullimin e vendimit. Mendoj që qeveria duhet të bënte një prognozë kur bëri kërkesën për anullim që të shikonte se sa shanse ka për ta fituar atë.
Kjo përballje duhet mirëanalizuar dhe bërë edhe prognoza financiare për të kuptuar përfitimet nga vendimi dhe mekanizmi që ke përdorur.Nëse ne bëjmë kërkesa për anullim thjesht për të shtyrë kohën për të ekzekutuar një vendim apo me shpresën se do të gjejmë një provë në të ardhmen, ndërkohë që ka dështuar që në 2015 për të ndërtuar çështje penale, mendoj se janë të pajustifikueshme” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit.
A mund të shmangej arbitrazhi ndërkombëtar për çështjen Becchetti duke realizuar një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe investitorit Italian? Po pas vendimit të prerë të arbitrazhit të Vjenës dhe rrëzimit të kërkesës së anulimit të vendimit nga ana e shtetit shqiptar, a ka hapësirë ligjore për një marrëveshje të mundshme që fatura financiare të mos jetë kaq e rëndë për shtetin shqiptar? Pse mori kaq vëmendje kjo çështje teksa Shteti Shqiptar ka edhe një sërë gjyqesh nga investitorë të tjerë të huaj në gjyqet e arbitrazhit? Ku ka gabuar qeveria shqiptare me historinë Becchettit?
“Megjithatë, në rastin e Becchetti nëse qeveria kishte informacione për shkelje të kuadrt ligjor në Republikën e Shqipërisë që ishte abuziv në ushtrimin e aktivitetit të tij mendoj se hapat duhej të ishin ndërmarrë sipas ligjit dhe nëse do të ndodhte kështu, çështja nuk do të ishte fituar nga ana e Z. Beçhetti.Qeveria e ka për detyrë të zbatojë vendimet e arbitrazhit në përgjithësi, qoftë kjo të arbitrazhit të investimeve, tregtar.
Rasti Becchetti është në kuadrin e investimeve që do të thotë se ka adresuar ankimet e tij bazuar në konventën për mbrojtjen e investitorëve të huaj dhe në mbrojtje bilaterale në marrëveshje me investitorët e huaj mes Italisë dhe Shqipërisë. Ai ka pretenduar sëbashku me familjarët e tij se janë cënuar si investitorë italianë dhe investimi ishte i huaj në Republikën e Shqipërisë. Dhe bëhet fjalë për Agon Channel.” u shpreh Ledina Mandia, Ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit
Sipërmarrësi Becchetti edhe pse ka fituar gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit nuk i ndal shpotitë ndaj shtetit shqiptar. Në muajin korrik vetë Françesko Becchetti kishte sponsorizuar një banderolë në mes të Romës me titullin.
“Unë fitova”. Mandej do të hapte një “sajt” online të quajtur “parlo io”, “flas unë” ku sqaron konkluzionet e gjyqit ndaj Shqipërisë. “Në thelb përgjegjësinë e dy funksionarëve më të lartë të shtetit si Edi Rama dhe Erion Veliaj. Mendoj që kjo nuk duhet të vazhhdojë se e çon shtetin në buzë të greminës , falimenti” u shpreh Zef Preçi, Ekspert Ekonomie.
Top Channel