Korea e Veriut teston raketën ‘vogëlushe’ balistike nga nëndetësja vendase (fotot)

20/10/2021 15:43

Raketa balistike e testuar dje nga Korea e Veriut nuk ka masë të madhe sa për t’u quajtur kërcënim, por vendi thotë se kapacitete të konsiderureshme manovrimi dhe shpejtësie.

Mediat amerikane raportonin se raketa ishte shumë më e vogël nga të tjera të testuara më herët nga Peniani, dhe duket se është një nga ekspozimet publike të armatimeve  në një panair të javës së kaluar.

Arma tërhoqi mjaft interes gjatë atij eventi prej diskutimeve nëse ishte prodhim i ri apo dizajn i modifikuar që po ritestohej.

Testimi i kryer më 19 tetor 2021 ishte një lëshim nga një nëndetëse e bazës veriore të  Sinpo në brigjet lindore. Mediat koreane thanë se raketa kishte fluturuar rreth 450 kilometra dhe më pas kishte rënë në detin e Lindjes.

Monitoruesit në Korenë e Jugut thanë se ishte një raketë balistike e aftë për mbushje të rënda, ndërsa ata amerikanë nuk komentuan mbi tipin e sakte te armatimit ajror.

FOTO GALERI
1/9
Mediat amerikane raportonin se raketa ishte shumë më e vogël nga të tjera të testuara më herët nga Peniani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA