Koreja e Veriut testoi së fundmi 2 raketa balistike. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.
Në një intervistë për shtypin kombëtar, Kishida tha se nga Koreja e Veriut janë testuar dy raketa balistike dhe se nuk ka të vdekur ose të plagosur në ngjarje. Duke i cilësuar “shumë fatkeqe” testimet raketore që Koreja e Veriut ka kryer që nga shtatori e deri më tani, Kishida tha se elementëve ushtarakë të Japonisë u ka dhënë udhëzimin për të ofruar sigurinë dhe të jenë të gatshëm ndaj situatave emergjente.
Ndërsa kryesekretari i kabinetit, Hirokazu Matsuno tha: “Si qeveri e Japonisë dënojmë testimet të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB)”.
Top Channel