Kandidatet e ‘Miss Franca’ padisin konkursin e bukurisë se zgjodhi fituese “më tërheqësen” (fotot)

20/10/2021 17:19

Tre ish-kandidate të spektaklit ‘Miss France’ po padisin organizatorët pasi janë treguar “diskriminues” ndaj tyre bazuar në pamjen e jashtme.

Vajzat që nuk janë identifikuar publikisht, janë bashkuar me grupin feminist vendas ‘Osez le feminisme’ (Guxoni të bëheni feminist) për të depozituar ankesën e tyre.

‘Osez le feminism’ ka protestuar prej kohësh kundër konkurimeve si ‘Miss Franca’, duke i quajtur “mjet transportues i vlerave seksiste” dhe duket se kesaj radhe ka fituar dhe mbeshtetjen e ish-konkurrenteve, edhe pse per arsye te ndryshme.

Bashkë me ish-konkurentet, grupi po padit kompaninë ‘Miss France’ dhe producentët televizivë Endemol Production, që prodhojnë spektaklin e përvitshëm.

Ato thonë se kompanitë po shkelin ligjin e punës në Francë duke përdorur kritere diskriminuese si ato të pranimit të konkurenteve, të cilat duhet të jenë të paktën 1.65m të gjata, të pamartuara dhe “përfaqësuese të bukurisë”, shkruan britanikja Metro.

Konkurentet nuk lejohen të shtojnë në peshë gjatë konkurimit, të ndryshojnë modelin e flokëve apo të kenë tatuazhe ose ‘piercings’ përveçse në veshë.

Disa rregulla raportohet se thonë se konkurentët nuk duhet të kenë lindur fëmijë më parë dhe as të kenë qenë të martuara.

Por ligji francez i punës thotë se kompanitë ndalohen të diskriminojnë në bazë të moralit, moshës, statusit familjar apo paraqitjes fizike”,  tha për AFP, Violaine De Filippis-Abate, avokate e grupit ‘Osez le feminisme’.

Konkurimi Miss France, është sivjet në përvjetorin e 100-të por prej dekadash është përballur me akuza seksizmi.

Konkurimi i sivjetshëm zhvillohet në Caen, në veri të vendit më 11 dhjetor.

FOTO GALERI
1/3
Tre ish-kandidate të spektaklit ‘Miss France’ po padisin organizatorët pasi janë treguar “diskriminues” ndaj tyre bazuar në pamjen e jashtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA