Rrjetet sociale në Egjipt komplimentonin dje një burrë që padashje transmetoi fytyrën e tij për mijëra shikues, teksa i vidhte celularin një gazetari.
Mahmoud Ragheb, gazetari i rrjetit vendas Youm7, po transmetonte direkt në rrjetet sociale kur një hajdut me motoçikletë i rrëmbeu celularin.
Por në transmetim u shfaq fytyra e vjedhësit të ri teksa largohej me shpejtësi duke tymosur një cigare në motor.
Policia ka njoftuar tashmë arrestimin e tij.
Rrjeti Youm7 tha se incidenti ndodhi në një urë në qytetin e katërt më të madh të vendit Shubra Al-Khaimah, ku Ragheb ishte duke raportuar për efektet e një tërmeti me magnitudë 6.2, që tronditi disa pjesë të Egjiptit.
Ragheb ishte duke filmuar urën me celular, kur aparati i tij u vodh nga dora e hajdutit të panjohur. Por kur kamera ndaloi të lëvizuri mijera njerez pane fytyren e të riut që tymoste një cigare dhe shihte i shqetësuar prapa nëse dikush po e ndiqte.
Në komentet në rrjetet sociale nuk kishte shumë simpati për gazetarin pasi shumica e përdoruesve komplimentonin gjakftohtësinë e hajdutit që rrëmbeu telefonin dhe vijoi të pinte duhan gjatë arratisjes.
Një përdorues tha se “po vdiste së qeshuri,” ndërsa një tjetër shkruante: “S’ke pse të shohësh prapa, kur e gjithë bota po të sheh ty”.
Sipas raportimeve, më shumë se 20,000 njerez ishin duke ndjekur transmetimin direkt në celularin e grabitur, ndërsa pamjet në rrjetin Facebook tashme janë shikuar më shumë se 6.2 milionë herë.
Në një deklaratë ministria e drejtësisë tha se vjedhësi ishte “i papunë” dhe se ia kishte shitur celularin një tregtari.
Top Channel