Ministri grek i ambientit dhe Energjisë në emër të qeverisë së tij nënshkruan me homologët përkatës, marrëveshjen e ndërlidhjes së energjisë elektrike midis Greqisë, Qipros dhe Egjiptit në kuadrin e Samitit të 9-të trepalësh të tre vendeve mesdhetare dhe në prani të liderëve të tyre.
Sipas saj, për herë të parë, energjia e gjelbër dhe lirë do të arrijë në Evropë nga Afrika përmes rrugëve detare që rezultojnë nga marrëveshjet e përbashkëta.
“Në një kohë kur ne po kërkojmë diversifikimin e burimeve të energjisë, Egjipti mund të bëhet një furnizues i energjisë elektrike kryesisht diellore dhe lidhja e tij me Evropën tani e tutje do të jetë Greqia”, thotë kryeministri grek
Nga ana e tij, presidenti i Egjiptit ka deklaruar se shpreson të rrisë ndjeshëm eksportin e energjisë së vendit të tij drejt Europës në vitet e ardhshme:
“Ne të gjithë po punojmë për të krijuar një tubacion nënujor për të transportuar gazin natyror nga një parcele në ujërat qipriote, në dy fabrikat e likuidimit të Egjiptit, Damietta dhe Odku, për të dërguar më pas gaz natyror të lëngshëm në Greqi e më vonë, në pjesën tjetër të Mesdheut lindor, ndoshta, në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Qendrore”.
Greqia po kërkon të zgjerojë bashkëpunimin energjetik përtej Mesdheut me Egjiptin.Qipron dhe Izraelin ne nje moment tjetër tensioni me Turqinë fqinje për kufijtë detarë dhe të drejtat mbi rezervat e gazit ne Egje dhe Mesdheun lindor, nje konflikt qe prek edhe Nikosinë dhe zgjidhjen e çështjes qipriote.
“Aspiratat e Turqisë në kurriz të fqinjëve të saj në Mesdheun lindor janë padyshim një kërcënim për paqen dhe rajonin te terësi”, tha Mitsotakis.
Përveç projekteve energjetike, Mitsotakis me presidentin e EgjiptitAl Sissi dhe Anastasiadhis te Qipros kanë diskutuar për të zgjeruar bashkëpunimin e tyre dhe në mbrojtje. Për Athinën memorandumi për ndërlidhjen elektrike qe u nënshkrua ka një rëndësi të veçantë pasi bëhet fjalë për një projekt që do të kalojë në Zonën Ekskluzive Ekonomike Greko-Egjiptiane, për te cilën ka konflikte me Ankaranë.
Top Channel