Një i dyshuar për vrasje që fitoi simpati të gjerë të publikut në Kinë, është gjetur i vdekur pas gati një jave në arrati, duke shkaktuar një vërshim ndjenjash trishtimi në rrjetet sociale.
Ou Jinzhong, i akuzuar për vrasjen e dy fqinjëve dhe plagosjen e tre të tjerëve në provincën jugore të Fujian, ka vrarë veten mbrëmë teksa i rezistonte arrestimit, njoftoi policia e qytetit Putian në një deklaratë.
Ou u dërgua në spital ku humbi jetën megjithë përpjekjet e shpëtimit.
Gjatë javës që shkoi, qindra policë e zyrtarë të tjerë po kërkonin të dyshuarin nëpër kodra e pyje pas dyshimeve se kishte sulmuar fqinjët e tij në fshatin bregdetar të Putian.
Policia dhe forcat paraushtarake qytetare e zbuluan atë pasditen e djeshme në një shpellë dhe e kishin rrethuar.
Police tha se 55 vjeçari Ou, kishte sulmuar fqinjët e tij me thikë pas nje debati të vjetër toke, duke vrarë një burrë 78-vjeçar dhe nusen e djalit të tij. Gruaja e viktimës, nipi 34-vjecar dhe një fëmijë 9-vjeçar u plagosën në incident.
Gjuetia për fajtorin kishte gozhduar para televizionit miliona njerëz në Kinë, por shumë prej tyre shpresonin që ai të mos kapej kurrë.
Ky nivel simpatie e mbështetjeje është i pazakontë në Kinë për dikë të akuzuar si vrasës, krim qe në vend dënohet me vdekje.
Mediat kienze në mungesë të informacienve zyrtare dhe duke parë “urinë” e audiencave për zhvillime, kishin krijuar versione të ndryshme jo-zyrtare të ngjarjeve që çuan në incident.
Shumë besojnë se Ou është një burrë i zakonshëm që është shtyrë në dëshpërim nga konflikti disa vjeçar për banesën.
Simpatia për të u rrit kur u publikua se ai kishte shpëtuar një djalë të vogël nga mbytja tre dekada më parë, dhe se kishte shpëtuar dhe dy delfinë të ngecur në cekëtirë në vitin 2008.
Për rreth pesë vjet Ou dhe familja e tij – përfshi dhe nënën 89-vjeçare – nuk kishin pasur shtëpi, por jetonin në një kasolle të improvizuar të qytetit bregdetar Putian.
Sipas raportimeve Ou ishte parandaluar disa herë të ndërtonte shtëpinë e tij prej konfliktit për tokën me fqinjin. Ai kishte kërkuar disa ndihmë nga autoritetet, nga policia dhe këshili i fshatit, por problemi kishte mbetur i pazgjidhur.
Një zyrtar tha për mediat se autoritetet ishin përpjekur të ndërmjetësonin konfliktin, por pa sukses.
Shumë komentues bënin me faj për transformimin e Ou nga shpëtimtar në të dyshuar për vrasje, te hallet e krijuara prej qeverisjes lokale, abuzimi i pushtetit dhe korrupsioni.
Teksa vrasësi merrte gjithnjë e më shumë vëmendje publike llogaria e Ou në rrjetin kryesor social vendas Weibo u zhduk dhe qeveria e Pinghai ofroi shpërblim për kapjen e tij.
Por mbrëmë erdhi lajmi i trishtë për vdekjen e të kërkuarit.
“Ai nuk ka gëzuar mbrojtjen nga ligji në jetën e tij”, thuhej në kmentin më të lexuar në rrjetin Ëeibo. “Ky është lajmi më i trishtë që kam dëgjuar ndonjëherë,” shkruante një tjetër.
Top Channel