“Shqipëria, narkoshteti i parë në Europë”/ Berisha: Rama ka marrë kredinë më të madhe në historinë e vendit

19/10/2021 17:39

Ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të foltores për ringritjen e Partisë Demokratike, është ndaluar ditën e sotme në Dibër ku është takuar me simpatizantë dhe mbështetës të tij.

Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar Ramën se përgjatë tetë viteve të shkuara në pushtet krijoi narkoshtetin e parë në Europë, duke shtuar se sot varfëria e skajshme është 360% më e madhe se sa ç’ishte në 2010 dhe Shqipëria është vendi me rrogën mesatare më të ulët në rajon.

Po ashtu Berisha tha se Rama ndërkohë që deklaron se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike prej 18%, ka marrë 700 mln euro borxh, sipas tij, borxhi më i lartë në historinë e Shqipërisë.

Berisha: Kuvendin e thirrur nga mijëra delegatë të PD e thërret më shumë se kushdo tjetër të ngrihemi, tu përgjigjemi sfidave të mëdha që kemi përpara situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë ndërtoi në këto tetë vite në vend të shtetit ligjor, shtetin e drogës dhe krimit, narko-shtetin e parë në Europë.

Ky regjim në këtë 8 vite jo vetëm që nuk përparoi standardet e demokracisë dhe nivelin e jetesës, por ç’bëri një shumicë të madhe prej tyre dhe shqiptarët realisht i zhyti në varfëri dhe mjerim. Sot varfëria e skajshme është 360% më e madhe se sa ç’ishte në 2010. Sot shqiptarët nga kombi me rrogën mesatare më të lartë në rajon, marrin rroga 30% më të ulëta se në Kosovë.

Litra e naftës është 1.41 cent në Zvicër dhe pak a shumë ky është çmimi në Shqipëri. Por pse kjo? Sepse qeveria në vend të mendojë për qytetarët Rama mendon për veten. Edhe në 2013 nafta nuk ishte e lirë, por në qoftë se në 2013 nafta ishte dyfish i çmimit të saj në bursë, sot është 3.2 herë më e lartë se çmimi i saj në bursë dhe kjo për shkak të qëndrimit klientelist të Ramës dhe qeverisë së tij.

Sot vjedhja monstruoze në të gjitha fushat ka bërë që arka e shtetit të jetë bosh. Qeveria detyrohet deri në treg për të marrë 700 mln euro borxh në një kohë kur ne na thotë se rritja ekonomike ishte 18%. Tregon përralla me mbret se të kesh një rritje edhe 8% nuk ka kurrë nevojë të shkosh të marrësh në banka kredinë më të madhe në historinë e vendit në një tranzh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA