Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos kërkoi që Bashkimi Europian të mbajë fjalën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për vendin tonë.
Në fjalën e saj gjatë prezantimit të paketës së zgjerimit nga Parlamenti Evropian, Santos theksoi se qytetarët shqiptarë, por edhe ata të Maqedonisë së Veriut duan rezultate dhe BE duhet t’i japë ato.
“BE të mbajë fjalën. Do doja të dëgjoja angazhimin për një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është thënë se muajt në vijim do të mbahet konferenca, por deri tani nuk është mbajtur. Është shumë i rëndësishëm investimi ynë në rajon, dialogu me të dy popujt, por njerëzit duan rezultate dhe duhet t’i japim këto rezultate”, tha Santos.
Top Channel