Pengmarrësit në Haiti kërkojnë $17 milionë për pengjet kanadeze e amerikane (fotot)

19/10/2021 21:46

Kërkesa i është bërë kreut të Ndihmës së Kishës Kristiane, një organizatë bamiresie me bazë në Ohio, ka thënë ministrja haitiane e drejtësisë në Haiti, Liszt Quitel

Një bandë që ka marrë peng një grup prej 16 qytetarësh amerikanë e kanadezë në Haiti po kërkon si shpërblesë 17 milionë dollarë për lirimin e tyre, shkruante sonte New York Times.

Banda me shumë gjasa e di që kërkesa e saj nuk do të mund të plotësohet dhe mund të pranojë një kundër-ofertë, edhe pse negocjatat mund të kërkojnë ditë ose javë, tha ministrja vendase.

Pengjet e misionit kristian të ndihmes u kapën më 16 tetor dhe mes tyre janë pesë fëmijë, pesë burra dhe shtatë gra.

Pengmarrjet në Haiti janë shumëfishuar në raport të njëjtë me përkeqësimin e rendit që prej vrasjes së presidentit Jovenel Moise dhe tërmetit me magnitudë 7.2 që vrau 2,200 vetë në gusht.

Departametni amerikan i shtetit tha se është vënë në dijeni të ngjarjes.

Banga Mawozo kontrollon zonën Ganthier në lindje të kryeqytetit Port o Prince, ku sipas vëzhguesve kanë ndodhur të paktën 628 pengmarrje që prej janarit, nga të cilat 29 ishin qytetarë të huaj. Prej shtatorit krimi është shtuar akoma më shumë.

FOTO GALERI
1/3
Një bandë që ka marrë peng një grup prej 16 qytetarësh amerikanë e kanadezë në Haiti po kërkon si shpërblesë 17 milionë dollarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA