“Jam dhe Bashë, edhe Hot”/ Berisha nuk mban dot të qeshurën: Besëpreri është e dini vetë…

19/10/2021 18:22

Në takimin me demokratët në Dibër, Sali Berisha nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa po tregonte një histori me Lulzim Bashën.

Ish kryeministri tha se nuk kishte ndërmend ta tregonte, por kërkesa e demokratëve bëri që të rrëfejë se çfarë biseduan kur SHBA e shpalli “non grata”. Pasi tregoi të gjithë historinë, i dha një mesazh Bashës duke i thënë “besëpreri është e dini vetë…”

Berisha: Pastaj del e thotë jam dhe Bash, jam dhe Hot. Nuk po jua tregoj këtu… Do jua them. Para 2 muajsh, bëmë një muhabet. Se kisha ndërmend, por po jua them. I them unë, Lul mos u përziej në këtë punë, nuk i kërkoj askujt ndihmë, e kam çuar në gjykatë. I them hotjanët e kanë pasur një fjalë, ndihmë e Zotit, pushkë e Hotit. Kjo do të thotë ndihma e Zotit pena ime.

Kjo është e vërteta. Tani thotë jam edhe kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të betejës, burra fitimtarë kurse ti prodhon vetëm humbje e beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta për të mos e thënë që edhe te Bashët, edhe te Hoti, besëpreri është e dini vetë, s’po flas. Le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, mundin e djersën e tyre, me të gjithë ata që në ’97 qëndruan si vigan, me gjithë ata që këta 8 vite derdhën lumenj djerse por patën fatin të mos kenë udhëheqje që duhet.

Të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën. Edi Rama nuk ikën me slogane. PD nuk fiton me votat që kontrollon Edi Rama, por fiton kur ti tregojë vendin Edi Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA