Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimet me demokratët dhe këtë të martë ndodhej në Dibër.
Nga ‘foltorja’ Berisha e ka cilësuar si ‘katastrofë’ blerjen e energjisë elektrike nga ana e qeverisë shqiptare, një katastrofë e krijuar nga qeveria dhe vjedhja e qeveritarëve.
Berisha thotë se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër çmimi i rrugëve të ndërtuara kushton 8 deri në 11 herë më shumë se çmimi i rrugëve që ndërtohet nga paratë e KE dhe bankave europiane sepse paratë vidhen nga qeveritarët.
“Shqipëria ka prodhuar deri në fund të shtatori 7.2mld kë ore. Ka eksportuar 1.3 mld kw/orë po çfarë ka bërë me eksportin duke ndarë paret me njëri tjetrin, kanë shitur energjinë me 40, 50 euro kë në gusht e shtator, në një kohë kur në burs shitej 130 euro, tani dalin e blejnë me taksat tuaja 250 euro kw. Kjo është katastrofë, e krijuar tërësish nga qeveria. Kjo është katastrofë e krijuar nga vjedhjet e qeveritarëve, me në krye kreun e Meduzës. Në Shqipëri si në asnjë vend tjetër çmimi i rrugëve të ndërtuar me taksat tuaja, kushton 8-11 herë më shumë, se sa çmimi i rrugëve që ndërtohet me paratë e KE apo bankave europiane, sepse ato nuk vidhen dot nga qeveria shqiptare”, tha Berisha.
Ish kryeministri ka folur edhe për menaxhimin e situatës së pandemisë, duke thënë se:
“Pandemia ishte e përballueshme, por ne numërojmë 16800 jetë të humbura gjatë saj, numërojmë se më shumë se çdo vend tjetër në Europë, 2.5 herë më shumë se vendet anëtare të BE, jemi në 3 4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë nga Covid. Sepse këta me tenderat, jo sepse nuk kemi një sistem shëndetësore, por tenderat pajisjet dhe mjetet këta vetëm vjedhin mbi të vdekurit dhe të sëmurët”.
Top Channel