Nga Peshkopia, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berishaka vijuar me akuzat ndaj kryedemokratit Basha, që sipas tij e ka katandisur Partinë Demokratike nga aktet e papërgjegjshme të tij.
Ish kryeministri Berisha i bën thirrje të gjithë demokratëve që të bashkohen në ‘foltoren’ e krijuar për të votuar dhe vendosur së bashku.
“PD ka humbur shpirtin e saj, ka humbur votën e lirë, ka humbur meritën’, tha më tej ish kryeministri.
Berisha: Kemi të bëjmë me asgjësimin e pluralizmit, ne nuk jemi një shtyllë kryesore pluralizmi. Këto janë shkaqet që më shtynë të marr foltoret dhe të vij direkte te ju, të hapur për një debat, nga i cili nag kjo forcë politike do të dalë më e bashkuar më e lirë se kurrë më parë. Në këtë proces, kjo forcë do të dalë më sovrane, anëtarët e saj më sovranë dhe më dinjitozë se asnjëherë, nuk do të mendohet se mendimet tuaja ti marrin ata që kanë marrë peng ish kryetarin tonë. S’mund të marrin peng qëllimet tona. Në këtë proces secili nga ne ju bëj thirrje të gjithë demokratëve të bashkohemi, ne nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë ndryshe nga ne. Ekstremi i kësaj është vota, ne bashkohemi te vota, votojmë vendosim së bashku. PD ka humbur shpirtin e saj, hka humbur votën e lirë, ka humbur meritën. Liderishipi i saj ka humbur besimin, me çfarë do i rikthejmë këto? Me transparencë! Unë ftoj të gjithë dhe të flasin të gjithë mendimet e tyre, kjo është demokracia ne nuk kemi për të larguar njeri, por kemi të vendosim të respektojmë statutin, forumet, parimet, ne jemi forcë konservatore. Janë një grup vlerash që na bashkon, këto u shuan gjatë këtyre viteve, të ndjekurit politikë u bën inekzistencë. Në kuvend do paraqesim edhe një program, partia quheni si të doni, rithemelim, unë e quaj ringritje.
Top Channel