Policia italiane lëshon ujë me presion ndaj grevistëve në portin e Trieste (fotot)

18/10/2021 19:54

Megjithë temperaturat e ftohta të veriut të Italisë, policia ka përdorur sot ujë me presion ndaj grevistëve në portin e Trieste, qe protestojne kundër pasaportave të vaksinimit.

Zhvillimi vjen pas tre ditë greve të punonjësve të portit të Trieste dhe disa porteve të tjera italiane, kundër paraqitjes në punë të dokumentit të vaksinimit.

Ky i fundit është quajtur një masë arbitrare dhe anti-kushtetuese nga punonjësit dhe kritikët.

Pompat e ujit të policisë goditën protestuesit dhe punonjësit e portit që bllokonin hyrjet prej të premtes në Trieste kundër politikës së Green Pass.

Mjetet e rënda shoqëroheshin nga dhjetra policë që tentonin të largonin punonjësit grevistë.

“Liri, liri!” thërrisnin protestuesit, teksa të tjerë thërrisnin “Ne nuk jemi të dhunshëm, ulini mburojat”.
Policia tha se pas disa orë përballjesh kishte hapur hyrjen e bllokuar duke shtyre demonstruesit në një zonë parkimi automjetesh.

Punonjësit e portit të Trieste kanë refuzuar ofertën e autoriteteve për teste tamponi falas  duke thënë se do të vijojnë grevën pa limit.

Raportimet nga Trieste janë kontradiktore teksa punonjësit grevistë thonë se nuk do të heqin dorë nga greva, ndërsa kreu rajonal Massimiliano Fedriga tha se “porti funksionon”.

Vonesa e bllokime raportohen dhe nga porti i Genoa në veriperëndim, ku disa qindra punonjës kanë bllokuar disa prej hyrjeve.

10,000 punonjës janë në grevë në portin madhor të Trieste, që është një qendër detare e veriut të Italisë dhe e lidhjeve me Gjermaninë, Austrinë dhe Evropën Qendrore.

FOTO GALERI
1/8
Megjithë temperaturat e ftohta të veriut të Italisë, policia ka përdorur sot ujë me presion ndaj grevistëve në Trieste

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA