Gruaja burgoset 4 vjet për shtatzaninë e abortuar prej konsumit të drogave në SHBA (fotot)

18/10/2021 17:01

Brittney Poolaw është shpallur fajtore për vrasje të gradës së parë nga pakujdesia, pasi pranoi konsumin e drogave që shkaktuan deshtimin e shtatzanisë së saj.

Kritikë dhe ekspertë janë shprehur kundër dënimit.

Gruaja është dënuar me katër vjet burgim pasi drogat e marra gjatë shtatzanisë besohet se kanë shkaktuar vdekjen e fetusit të saj.

Poolaw ishte 19 vjeçe në kohën e shtazanisë dhe kishte pranuar me stafin mjekësor se kishte konsumuar metamfetaminë dhe kanabis.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Comanche në Oklahoma, në janar 2020 pasi kishte lindur në shtëpi. Fetusi i saj i pajetë ishte vetëm 17 javësh, rreth gjysma e kohës së nevojshme për zhvillimin dhe lindjen normale.

Poolaw u akuzua si shkaktare e lindjes së fetusit të vdekur në 2020 kur mjekët ligjorë listuan shkakun e vdekjes “intrauterine fetale” prej përdorimit të metamfetaminës nga nëna.

Raportet e toksikologjisë rezultuan se bebja ishte pozitive me drogat e rënda amfetaminë dhe metamfetaminë, edhe pse ato nuk ishin shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes.

Poolaw u arrestua në mars dhe prej atëherë ka qenë në burg, pasi nuk mund të paguante garancinë prej $20,000.

Tashmë një numër njerëzish në rritje thonë se dënimi është në kundërshtim me ligjet e Oklahoma madje dhe me parimet shkencore.

Një shoqatë e mbrojtjes së grave shtatzënë ka thënë se ideja e lindjes së bebes së vdekur prej  përdorimit të drogave “bie ndesh me shkencat mjekësore”.

“Edhe në raportin e mjekësisë ligjore përdorimi i substancave nuk identifikohet si shkaku i lindjes së fetusit të vdekur”, tregon shoqata.

FOTO GALERI
1/3
Brittney Poolaw është shpallur fajtore për vrasje të gradës së parë nga pakujdesia, pasi pranoi konsumin e drogave që shkaktuan deshtimin e shtatzanisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA