Nga korrupsioni te zgjedhjet dhe lidhjet e politikës me krimin/ Basha zbardh takimin me delegacionin amerikan

15/10/2021 08:48

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim në selinë blu.

Kryedemokrati thotë se ndahu me ta shqetësimet për korrupsionin dhe masakrën zgjedhore në Shqipëri, si dhe lidhjet e politikës me krimin.

Përmes një postimi në “Twitter” kryedemokrati shkruan se, për PD SHBA është një partner strategjik dhe bashkëpunimi i ngushtë ekonomik e politik mbetet prioritet i tyre.

“Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan kryedemokrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA