Demokrati Gazment Bardh pati një sërë kritikash ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po përpiqet të pengojë opozitën që të faktojë në Kuvend korrupsionin.
Ai tha se asnjë qëndrim nuk do ta pengojë kërkesën e opozitën për ngritjen e Komisionit Hetimor, duke shtuar se vetëm sa po e pengojnë atë përkohësisht.
“Sot është një nga ato raste kur Rama ka vendosur të grisë ligjin për Komisionet Hetimore, për të mos lejuar opozitë për të faktuar korrupsionin e Ramës. Kjo është një seancë ku Edi Rama duke grisur ligjin, Kushtetutën merr peng qytetarët. Ai po provon se po sundon me parimin tjetër themi , tjetër bëjmë. Askush nuk kishte dyshim se të gjitha këto do të ndodhnin.
E keni vazhduar duke na hequr të drejtën e fjalës dhe po e kulmoni me tentativë për një të drejtë që na e njeh Kushtetuta. E drejta e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore nuk varet nga Edi Rama. Ju nuk e ndaloni dot ngritjen e këtij Komisioni hetimor, ju vetëm sa po e pengoni për pak kohë.
Ju kërkoni të ndalni transparencën, dhe me këtë akt ju vetëdenoncoheni sepse tregoni se keni frikë. Ju vendosni fatin e Edi Ramës përpara fatit të fëmijë tuaj. Ju preferoni t’i largoni nga vendi sesa t’i hapni rrugë një procesi që nxjerr në dritë korrupsionin. Ne nuk heshtim dhe nuk do të heshtim.
Ku bazoheni që mohoni të drejtën e opozitën për këtë Komision Hetimor. Është e paimagjinueshme që avokatura e shtetit t’i kërkojë parlamentit të mos ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese”, tha Bardhi.
Top Channel