Vasili ia thotë troç Nikollës: Jam i keqardhur, e kuptoj se e bëni se s’dini… Të kthehet parlamenti në normalitet

14/10/2021 10:29

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra ndaj kryetares së Kuvendit për shkresën që i ka dërguar dhe për vendimin e Konferencës së Kryetarëve për kohën që i jepet çdo deputeti për të folur në seancë.

Vasili: Dhe për kërkesën që ju kam bërë për të përdorur kohën mes njëri-tjetrën. Jam shumë i keqardhur për një sjellje që e kuptoj se e bëni se s’dini. Dy të drejta i bën të gjithë të barabartë në këtë sallë, e drejta e votimit dhe e folura jo më pak se 10 minuta. Thelbi i përfaqësimit tonë është mënyra si votojnë dhe çfarë diskutojnë.

Nga ana tjetër, e cilësoi me dy standarde mënyrën se si trajtohet pandemia dhe kërkoi që parlamenti të kthehet në gjendje normale, jo t’i jepet fjala vetëm atyre që japin urdhra.

Vasili: Kam dëgjuar shumë partizanë që flasin në emër të pandemisë. Boll e keni tallur. Kjo sallë është pro pandemi jo anti pandemi. Nëse doni të përdorni politikisht këto forma, janë të shpëlara, nuk i beson njeri. E keni përdorur në mënyrën më të shëmtuar që ekziston. Ky është një turp i padëgjuar gjëkundi. Kur i kanë përdorur, kanë përdorur norma të tjera.

Ne kemi qëndruar këtu 18 orë, por atëherë nuk kishte problem pandemia, paska sot. Nuk po flas për 22 mijë veta në stadium apo për të tjera, këto histori me 2 standard, një për ne e një për qeverinë lërini. Kthejeni parlamentin në normalitet. Debati për 10 minuta e 20 minuta. Këtu nuk ka interpretim apo kryetar fjale, apo kush jep urdhra, sado i marrë të jetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA