Ushtria e Nigerisë tha sot se ka vrarë një total prej 29 militantësh të grupit terrorist Boko Haram në verilindje të vendit.
Zëdhënsi i ushtrisë Bernard Onyeuko, tha për gazetarët se 13 militantë të tjerë dhe informatorë ishin arrestuar gjatë intensifikimit të operacioneve në shtetin Borno, në dy javët e fundit.
Zyrtarët shtonin se një total prej 13,243 militantësh bashkë me familjet e tyre ishin dorëzuar te trupat në këtë rajon prej qershorit.
Operacionet tokësore e ajrore në vendndodhje të ndryshme në veri të vendit, kishin reduktuar kapacitetet e grupit Boko Haram, shtoi Onyeuko.
Boko Haram është përpjekur të vendosë shtetin islamik në verilindje të Nigerisë që prej vitit. Grupi i shpallur terrorist kishte shtuar sulmet edhe në vende të tjera në basenin e liqenit Çad, shkruajnë mediat vendase.
Top Channel