Rama: Ekonomia po ringrihet fuqishëm në vend, thotë FMN-ja, shqip dhe anglisht

14/10/2021 11:24

Kryeministri Edi Rama replikoi me kryedemokratin Lulzim Basha pasi ai e fundit e akuzoi për keqmenaxhim të situatës në kushtet e krizës energjetike.

Rama u shpreh se ekonomia është rritur dhe do vazhdojë të rritet pavarësisht tërmetit dhe pandemisë së COVID.

Duke folur edhe për raporin e FMN kryeminsitri ironizon me fjalët: “Kjo është FMN shqip dhe anglisht!”

Rama: FMN e kam këtu përpara në deklaratën në përfundim të misionit dhe po e citoj shumë shkurtimisht, ekonomia e Shqipërisë, pas tërmetit dhe pandemisë, pas vitit 2020 aktiviteti ekonomik po ngrihet fuqishëm. E thotë FMN, ashtu siç thotë se qeveria është e mirë vendosur për të lehtësuar sfidat dhe ëpr të kërkuar mbështetjen e të gjithë aktorëve në funksion të qëllimit. Më tutje, pas një periudhe kontratime, me 4% në vitin 2020 që është më pak se parashikimi fillestar dhe më pak se parashikimi juaj, ekonomia po ngrihet fuqishëm. Kjo është FMN shqip dhe anglisht!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA