Për më shumë se 30 minuta deputetët e opozitës u përfshinë në debate të forta me kryetaren e kuvendin Lindita Nikola, duke e akuzuar, se nuk po i jepte opozitës kohën e duhur për të folur, në diskutimet për disa projekt ligje dhe ngritjen e tre komisioneve hetimore.
Kryedemokrati Lulzim Basha si asnjëherë më parë bëri protagonistin në këtë seancë duke lëshuar një breshëri me ofendime, ndaj ish ministrit socialist Eduard Shalsi.
Shalsi: Nuk e ke kuptuar sa i dobët je. Trashja jote e zërit mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje.
Basha: Më tregon ti mua… U bëre ti plehrë. Jeni horra dhe banditë. Ta përplas kokën unë.
Shalsi: Vec se më bën për të qeshur me këtë natyrën e të bërit të fortit, mos na shpërqendro.
Basha: O fatkeqësi. O plehrë, o fundërrinë.
Shalsi: Do ta jepja me qejf fjalën time. E di pse qesh, se ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë dhe mendon se do mbijetosh në politikë me këtë stil të foluri. Teatër, teatër.
Top Channel