Ka nisur me debate seanca e sotme e Kuvendit, pasi përfaqësuesit e PD-së kundërshtuan kufizimin e kohës së fjalës së deputetëve të opozitës në Kuvend dhe kërkuan mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shfuqizimin e vendimit
Ndonëse Nikolla u përpoq ti sillte shembujt e parlamenteve në vende të tjera të botës, Bardhi i përmendi faktin që në stadium ishin 22 mijë tifozë dhe nuk mund të përdorin justifikimin e pandemisë.
Edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur me tone të ashpra ndaj kryetares së Kuvendit për shkresën që i ka dërguar dhe për vendimin e Konferencës së Kryetarëve për kohën që i jepet çdo deputeti për të folur në seancë.
Ndërkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se Kuvendi do të zbatojë rregulloren e vendosur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve, që diskutimet të bëhen me kohë të kufizuar deri në momentin që të gjithë parlamentarët të jenë të vaksinuar.
Pas diskutimeve me tone të ashpra të deputetëve, kryeparlamentarja Nikolla vijoi me rendin e ditës, por mbi zërin e saj dëgjoheshin sërish replikat nga ana e deputetëve!
Top Channel