Kriza e energjisë në vend, Rama-Bashës: Nuk përmende që çmimet nuk janë rritur vetëm në Shqipëri!

14/10/2021 11:40

“Ato 200 mln nuk janë borxh janë një instrument garancie sovrane i vënë në dispozicion për të mbrojtur shqiptarët”. Kjo ishte përgjigjja që kryeministri Rama ka ndaj kryedemokratit Basha në lidhje me krizën e energjisë në vend.

Kryeministri, gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit se çmimet nuk janë rritur vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën dhe kjo është një krizë që na prek të gjithëve.

Rama: Më tutje, përsërite këtu prapë, përsërite të njëjtën gjë, përsërit të njëjtën gjë dhe merr të njëjtin rezultat dhe vazhdon sërish. Ju the shqiptarë që kemi shkuar të marrin 200 mln borxh, para një jave the që u rrit çmimi i energjisë, ashtu siç u the edhe sot. Sot nuk përmende që çmimet nuk janë rritur vetëm në Shqipëri, nuk e solle Kosovën prapë, gjithë bota flet për një krizë që është globale, është e të mëdhenjve dhe të pasurve dhe jo të pasurve, është detyra ime. Këtë kam bërë dhe do bëj gjithmonë t’ju flas hapur njerëzve dhe sidomos kur vendi duhet të përballet me një krizë të kësaj natyre. Çmimi për konsumatorët familjarë nuk u rrit, por çfarë do të thotë kjo, që nuk ka krizë që nuk është rritur kosto? Jo ka krizë dhe një krizë të atillë që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur por problemi me të cilin përballet vendi është mungesa e ofertës, që do të thotë mund të jesh i gatshëm të paguash më shumë  por mund të mos e gjesh sasinë e energjisë.  Ato 200 mln nuk janë borxh janë një instrument garancie sovrane i vënë në dispozicion për të mbrojtur shqiptarët. Të gjitha këto situatë duhen përballur dhe teoria se të gjithë duhen mbrojtur. Solle në vëmendje edhe sipërmarrësit e mëdhenj, edhe ata sipas teje u dashkan mbrojt, patjetër të gjithë duhet, por nga dalin këto të ardhura që duhen për ti mbrojtur të gjithë. Ne do bëjmë një konsultim kombëtar me shqiptarët se si duhet të shpërndahet barra e kësaj krize

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA