Kreu i PD, Lulzim Basha është nxehur me deputetin e PS, Eduart Shalsin, ndaj të cilit ka reaguar me tone të ashpra dhe fyese.
Ndërsa Shalsi e mori situatën me të qeshur duke i thënë se po bën teatër dhe trashja e zërit “tremb ndonjë laraskë”.
Shalsi: Nuk e ke kuptuar sa i dobët je. Trashja jote e zërit mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje.
Basha: Më tregon ti mua… U bëre ti plehrë. Jeni horra dhe banditë. Ta përplas kokën unë.
Shalsi: Vec se më bën për të qeshur me këtë natyrën e të bërit të fortit, mos na shpërqendro.
Basha: O fatkeqësi. O plehrë, o fundërrinë.
Shalsi: Do ta jepja me qejf fjalën time. E di pse qesh, se ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë dhe mendon se do mbijetosh në politikë me këtë stilt ë foluri. Teatër, teatër.
Top Channel