Nga dita kur Lulzim Basha vendosi te përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar vëmendja e amerikane ndaj selisë blu duket se është shtuar.
Brenda një kohë të shkurtër ambasadorja Yuri Kim trokiti serish ne zyrën e kryedemokratit këtë here një delegacion te senatit amerikan.
Lulzim Basha la të kuptohet se Berisha nuk ishte pjesë e asnjë nga çështjet që kishte biseduar me përfaqësuesit e Uashingtonit.
Basha: Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.
Lulzim Basha e fajësoi Edi Ramën jo vetëm për mungesën e demokracisë, por edhe të vonesën e anëtarësimit në BE.
Basha: Miqtë u interesuan dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.
Situata në rajon ishte një tjetër çështje e prekur ne takim me theks të veçantë njohja e Kosovës dhe ruajtja e sovranitetit te saj.
Top Channel