Marrëveshjet e fshehta të “oligarkëve” me politikanët nxitën debate të forta mes analistëve në emision “Open”.
Kryedemokrati Basha tha këtë të enjte në kuvend se Rama dhe qeveria po i japin pushtet disa oligarkëve, që po kontrollojnë tregun në vendin tonë.
Deputeti demokrat Salianji tha se “Këtu 70% të tregut e ka një kompani. Kanë marrë portin, aeroportin, Rrugën e Kombit…” Deklaratat e tij i kundërshtoi analisti Dritan Hila, duke krijuar tensione në studio.
Hila: Aeroporti nuk i ka kaluar nga qeveria Kastratit, ia ka blerë kinezëve. Kastrati Grup ia ka blerë kinezëve.
Salianji: Ne jemi marrë me këtë çështje, sepse është marrë një koncension, i cili është marrë me vlerën e fitimit vjetor, dhe sapo është marrë koncensioni nga kompania në fjalë, është shtuar me 5 vite në parlament në mënyrë të menjëhershme. Të bën përshtypje kjo zotëri?
Hila: Ka autoritete kontrolli për këtë
Salianji: Po, po, mirë…
Hila: Një sekondë, mos m’u hidh degë më degë. The që ia ka vënë qeveria, unë hyra dhe e pashë. Ti the ai kanë blerë
Salianji: Ka një autoritet kontrollues, që nëse nuk ke kryer të gjitha investimet e nevojshme, nuk të lejon
Hila: Lere, u mbyll muhabeti!!
Top Channel