Deputeti Braçe gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend deklaroi se mban përgjegjësi për çdo firmë që ka hedhur në VKM apo akte të tjera gjatë kohës që ka qenë zëvendës kryeministër.
Braçe deklaroi se i bashkohet thirrjes për drejtësi nga ana e kryetarit të opozitës, për të hetuar privatizimin e OSSH-së.
Ndër të tjera Braçe tha se “nuk i kam duart me gjak” dhe “nuk ma prish gjumin gjaku”.
Braçe: Smith dhe Keynes nuk kanë në këtë sallë as pasardhës as përfaqësues, ustai po ka gjysmën e tij më të mirë. Dy të parët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së në vitin 2009, ky i treti e bëri, në atë formë që ishte më e keqja dhe më e dëmshmja.
Këtu i bashkohem kryetarit të opozitës në thirrjen e tij për drejtësinë, hetoheni privatizimin OSSH-së, ka qenë një ndër më kriminalet bashkë me ARMO-n dhe tentativën për AlbPretrolin. OSSH-ja nuk i privatizua për biznes, u privatizua për të transferuar vjedhjen me energjinë.
Në planin personal, pa më të voglin diskutim që unë i dal zot çdo firme, të hedhur në VKM dhe çdo akt tjetër. Jam në dritë të diellit dhe nuk i fshihem kërkujt.
Top Channel