Noka ‘sulmon’ Bashën: Me vepra pengu i tij po e “lufton” duke përjashtuar dhe përçarë demokratët

12/10/2021 14:50

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka të martën i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, duke theksuar se qëllimi i tij është rrëzimi i Ramës, por ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë për 12 vjet.

“Me gojë e thotë që qëllimi është rrëzimi i Ramës, ndërkohë ky i fundit vazhdon të mbretërojë i qetë në pushtet për 12 vjet. Me vepra pengu i tij po e “lufton” atë duke përjashtuar dhe përçarë demokratët”, shkruan Noka në rrjetin social Facebook.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas reagimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, në përfundim të takimit me ministren për Europën dhe Amerikat, të Britanisë së Madhe, Znj. Wendy Morton.

Në fjalën e tij, Basha tha se nuk mund të mbetet peng i agjendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD-në në një bunker, ndërsa me tone të larta nënvizoi se do të luftojë kundra regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kreu i PD e ka akuzuar deputetin se ka shndërruar mbledhjen e Kryesisë së grupit në “laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike, duke sajuar diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena”.

Përplasja më e fundit lidhet me deklaratën e bërë nga Noka për mediat lidhur me mbledhjen e kryesisë së grupit të PD, ku tha se Basha e ka quajtur “llum” bazën e PD.

Askush s’ka guxuar, as Fatos Nano, as Edi Rama dhe as kundërshtarët më të egër të kësaj force politike të konsiderojnë qeverinë e Sali Berishës si llum. Askush, as armiqtë më të egër të forcës sonë politike që të konsiderojnë bazën e PD-së, e cila po mbush foltoret, që kërkon kjo forcë të rikthehet në standardet e saj dhe normat statuore, t’i rikthehet betejës me Edi Ramën dhe jo të qëndrojë në kthetrat e Ramës. Nuk ka guxuar askush, përveçse z.Basha, askush tjetër”, deklaroi Noka.

Noka është një prej deputetëve që ka dalë në përkrahje të ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi i PD duke e cilësuar vendim individual të Bashës.

Pas këtij qëndrimi, mes Nokës dhe Bashës ka pasur disa herë debate në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA