“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme”/ Berisha: Basha e përjashtoi Flamur Nokën nga frika e madhe që i ka hyrë

12/10/2021 18:57

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Kukësi shkarkimin e Flamur Nokës nga komisioni i Sigurisë dhe paralajmërimin që i bëri Basha për ta përjashtuar edhe nga grupi parlamentar.

Berisha tha se me këtë veprim, Basha tregoi frikën e madhe që i ka hyrë.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kap një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika. Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. E ka vetë. Ato i ka vetë.

Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta. Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA