Vuçiç “ul armët”: “Dialogu me Kosovën, nuk ka alternativë”

11/10/2021 13:30

Nga samiti dyditor në Beograd që shënon 60-vjetorin e konferencë së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 105 vendeve dhe nëntë organizatave ndërkombëtare, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se bashkëpunimi ndërkombëtar është e vetmja rrugë për mirëqenien dhe përparimin e njerëzimit.

“Beogradi ishte, është dhe do të jetë mikpritësi i të gjithë atyre që përçojnë mesazhin e paqes”, tha Vuçic duke shtuar se Serbia është “një promovuese e idesë së multilateralizmit”.Kreu i shtetit serb përmendi gjatë fjalimit të tij edhe çështjen e Kosovës. Ai tha se Serbia “lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara” dhe se është “e angazhuar për dialog” me Kosovën.

“Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativë”, u shpreh Vuçic . Në samit po merr pjesë edhe Rusia pasi në korrik të këtij viti fitoi statusin e shtetit vëzhgues.Lëvizja e të Painkuadruarve është grupi më i madh i shteteve pas Kombeve të Bashkuara.Ideja për këtë lëvizje, siç nënkuptohet edhe në bazë të emrit, thotë REL, ishte të luajë rolin e një alternative politike për vendet që duan të shmangin zgjedhjen që t’I përkasin një blloku ushtarak-politik dhe të artikulojnë një qasje të pavarur të politikës së jashtme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA