Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të hënën ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave shpjegon se Çmimi Nobel këtë vit është përqendruar në marrëdhëniet shkak-pasojë në tregun e punës dhe në marrëdhëniet që krijohen mes ngjarjeve.
Akademia sqaron se përmes “eksperimenteve natyrore” ata kanë kuptuar si lidhen politikat ekonomike me ngjarjet e tjera.
Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të kuptuar ndikimin në vendimet qeveritare.
Akademia tha se tre ekonomistët kishin “revolucionarizuar kërkimin empirik në shkencat ekonomike”.
Card është profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë në Bërkli.
Angrist është profesor në Institutin Massachusetts për Teknologji në Kembrixh.
Imbens është profesor në Universitetin Stanford.
Çmimi vlen rreth 988 mijë Euro.
Në ndryshim nga çmimet e tjera Nobel, ai për ekonomi, nuk është krijuar me dëshirë të Alfred Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, si kujtim për të më 1968.
Top Channel